Kosova po përballet me shifra të larta të rasteve me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.545 raste nga 44.433 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 410 raste të vdekjes.

Po ashtu mësohet se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.343 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.792.

Një ditë më parë kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli tha se këta tre muajt e fundit janë prekur me coronavirus edhe rreth 1,000 personel shëndetësorë si infermierë, mami e laborantë.