Kosova ka regjistruar vetëm një viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga 608 raste të reja janë regjistruar 71 të infektuar.

Ndërkohë i lartë ka qenë numri i të shëruarve, 199 të tillë së fundmi. Nga rastet e reja, kryesimin e mban Prishtina, kurse qytetet e tjera kanë më pak se 10.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

199 TË SHËRUAR DHE 71 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.