Në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se dita e mërkurë është shpallur ditë zie në Kosovë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Artikulli paraprakNJË GJYSHE KRAH NIPIT NJË FOSHNJE, I SAPOLIRUARI NGA BURGU, NJË POLIC,NJE PUSHUES KOSOVAR DISA NGA VIKTIMAT E TERMETIT
Artikulli tjetërPREFEKTI I QARKUT SHKODER,NJOFTIM PER GRUPET E EMERGJENCAVE CIVILE