Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në parlamentin e Kosovës. Seanca vjen pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj,

në lidhje propozimin e qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Seanca e njoftuar për në 10:00, nisi me një orë e gjysmë vonesë, ndërsa opozita kosovare ka bojkotuar seancën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve më 7 shtator.

Të dy presidentët, kohët e fundit kanë folur për mundësinë e korrigjimit të kufirit mes dy shteteve, e cila, sipas presidentit Thaçi, mund të jetë pjesë e marrëveshjes eventuale të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit.

Thaçi është zotuar se në dialog do të flasë edhe për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian pret që në fund të këtij procesi të dyja shtetet të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, ua hap perspektivën evropiane të dyja shteteve.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj prezantoi emrat e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.

Ai tregoi se në këtë ekip kanë vende të rezervuara edhe partitë opozitare dhe shoqëria civile. Haradinaj ka cituar edhe njëherë pjesëmarrësit në ekipin negociator,

duke filluar me kryesuesin, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj zëvendës-kryesues, dhe anëtarët Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi dhe Mahir Jagxhilar.

Grupi i propozuar nga Haradinaj për ekipin negociator:

Fatmir Limaj kryesues

Enver Hoxha zëvendës/kryesues

Begjet Pacolli anëtar

Dardan Gashi anëtar

Mahir Jagxhilar anëtar

Avni Arifi anëtar

Ndërsa mbeten për t’u plotësuar emrat nga radhët e LDK, Vetevendosje, PSD, Alternativa dhe shoqëria civile.

Artikulli paraprakVRASJE BRENDA ZYRAVE TË INTELIGJENCËS SË KOSOVËS, ZYRTARI I SIGURIMIT EKZEKUTON PUNONJËSIN E LOKALIT
Artikulli tjetërZBULOHET SHIFRA: JA SA DO MARRIN SHPËRBLIM PENSIONISTËT NË FUNDVIT