Një fitore dhe rezultat shumë të mirë. Kështu e ka quajtur sot presidenti serb Aleksander Vuçiç vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Ne ishim optimistë dhe ishim duke shpresuar për këtë rezultat. Ky është një rezultat shumë i mirë dhe fitore për Serbinë”, pohoi Vuçiç në një konferencë për shtyp.

Sipas tij kjo konfirmon se pozicioni i Serbisë është përforcuar edhe më shumë në botë. Po ashtu ai falënderoi të gjithë vendet që votuan kundër Kosovës sot.

Artikulli paraprakRAMA: SË SHPEJTI ÇELIM KONSULTIMET PËR PAKETËN ANTISHPIFJE, PAS VITIT TË RI NË KUVEND
Artikulli tjetërNORVEGJIA SHPËTON NDERIN E SHQIPËRISË!