Policia e Kukësit ka arrestuar një 61-vjeçar nga Kosova, i cili akuzohet për vrasje në Austri.
Arrestimi provizor i Skënder Dekajt nga Istogu u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin Austriak.

“Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoj në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena Austri, rishikuar më datë 22.08.2017 .
Gjykata e ST.POLTEN/Austri me Vendimin Nr.1/1, datë

27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal Austriak”, sqaron policia.

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.