KABINETI QEVERITAR MIRATOHET ME 73 VOTA PRO DHE 38 KUNDËR.Kuvendi i Kosovës ka votuar me 73 vota pro, 38 vota kundër dhe 2 abstenim qeverinë e re të Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

 

Menjëherë pas votimit të qeverisë, kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat e tij kanë bërë betimin para deputetëve të Kuvendit.

Qeveria e re e Kosovës erdhi 6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, dhe pas formimit te koalicionit mes PDK dhe LDK.

Po ashtu sot lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isë Mustafa nënshkruan një marrëveshje për bashkëqeverisje me Listën Serbe.

Në seancën e djeshme, e cila zgjati rreth nëntë orë është zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, por jo kryeministri dhe kabineti qeveritar. Seanca u shty me kërkesë të PDK-së dhe LDK-së, të cilët kërkuan që ajo të mbahej sot në orën 12:00.

Mësohet se seanca u shty vetëm për shkak të Listës Srpska, e cila thuhet se nuk është e kënaqur me postet ministrore.