Dy shqiptarë dhe një serb janë përleshur një ditë më parë në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës, pas një konflikti

.
Në njoftim zyrtar, Policia e Kosovës sqaron se “Në Polici janë paraqitur edhe familjarët e palëve të përfshira dhe pas konsultimeve dhe sqarimit të rrethanave edhe nga vetë palët e përfshira dhe vlerësimin se përleshja ka qenë e çastit,

përderisa ata punojnë në të njëjtin vend, të njëjtit nuk kanë dashur inicimin e ndonjë rasti apo procedure të mëtejme”.

Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë shoqëruar në ambientet policore për të sqaruar rastin si dhe iu është ofruar ndihma mjekësore.

Policia e Kosovës thotë se vazhdon të jetë e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, si dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend