Policia e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave ndërkombëtare se kosovari Lavdrim Muhaxheri, pjesë e organizatës terroriste ISIS, është kthyer në Kosovë së bashku më disa ushtarë te tjerë.

Por, Policia e Kosovës e pyetur nga lajmi.net nëse ky grup së bashku me Lavdrim Muhaxheri kanë hyrë në Kosovë, kanë thënë se bazë të informacioneve që kanë Muhaxhiri nuk ndodhet brenda territorit të vendit. “Sa i përket shqetësimit (pyetjes) tuaj, ne u konfirmojmë se i apostrofuari nga ana juaj nuk ndodhet në Kosovë, këtë e themi mbështetur në të dhënat që kanë institucionet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndryshe mediat ndërkombëtar ditë më parë kanë raportuar se Muhaxheri së bashku më 400 luftëtarët e tij më të besuar kanë braktisur zonat e luftës në Siri. Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë.

Artikulli paraprakTRENI DEL NGA SHINAT, 76 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSULM NË STAMBOLL, RAPORTOHEN TË PLAGOSUR