Makinat e shoqërimit të Presidentit kosovar Hashim Thaçi janë përfshirë në një aksident pasditen e së hënës.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka lëshuar një njoftim për media ku konfirmon aksidentimin e presidentit Hashim Thaçi.

“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident, në Komoran të Drenasit. Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Artikulli paraprakPËRMBYTJA E SPITALIT, SHËNDETËSIA QË NUK DUAM
Artikulli tjetërMAKINA MERR FLAKË KUR ZBRISTE NË KTHESA, BLLOKOHET RRUGA