HARADINAJ TAKOHET ME MUSTAFËN, VETËVENDOSJE NË PRITJE .

Ndërsa PDK-ja e Hashim Thaçit nuk njeh Kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, ky i fundit ka zhvilluar një takim me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm në ndërtimin e institucioneve të vendit.
 
I mandatuari për kryeministër nga blloku opozitar, Ramush Haradinaj tha se takimi ishte për të diskutuar rreth formimit të Qeverisë dhe pjesës tjetër të Kuvendit.
Haradinaj tha se nuk ka kthim në piken zero. Madje ai e quajti shpikje termin kthim në piken zero, sepse tashmë sipas tij janë zgjedhur një pjesë e udhëheqjes së Kuvendit të Kosovës. Haradinaj u shpreh se do të formojnë shumë shpejtë edhe Qeverinë, derisa ka ritheksuar përsëri mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.
 
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar lëndën e depozituar për shqyrtim nga ana e deputetëve të grupit parlamentar të PDK-së, të cilët kanë kontestuar zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.
 
Gjatë kësaj jave, ekipi i gjyqtarëve që do të trajtojë lëndën e Kuvendit dhe pritet të vendosë nëse kryeparlamentari Isa Mustafa mund të thërrasë mbajtjen e ndonjë seance, apo do të vendosin që ta “ngrijnë” postin e tij deri në përfundim të procesit gjyqësor në Kushtetuese.

Artikulli paraprakDAÇIÇ, PREAMBULA E KOSOVËS ÇËSHTJE KOHE
Artikulli tjetërRIKONSTRUKSIONI I LINJAVE TË ENERGJISË