Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka pritur në një takim takim Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Albena Reshitaj. Krerët e dy ministrive biseduan rreth problematikave dhe projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit duke konfirmuar nënshkrimin e projekteve të përbashkëta në mbledhjen e ardhshme midis dy qeverive.

“Ne kemi shumë shanse dhe kemi shumë ide për të realizuar projekte të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit pasi problematikat janë pothuajse të njëjta, shqetësimet e qytetarëve tanë janë në të njëjtën gjatësi vale”. Standartizimi i përbashkët i lejeve mjedisore për ndotësit e mëdhenj në të dyja anët e kufirit, është vetëm një nga projektet konkrete që do të implementojnë të dy vendet. “Vendosëm së bashku që të realizojmë një standartizim të lejeve mjedisore për problematikat e mëdha që kanë të bëjnë me ndotësit e mëdhenj të mjedisit e këtej apo andej Alpeve dhe që të kemi mundësi që së bashku ne të fillojmë edhe aksionet e mëdha sensibililizuese”.

Palët diskutuan mbi projektet edhe në fushën e turizmit, duke vënë theksin në bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve. Takimi vjen vetëm pak javë para mbledhjes së përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës më 27 nëntor 2017.

Artikulli paraprakGUDAR BEQIRAJ TAKON PRESIDENTIN META, JEP DORËHEQJEN NGA AKADEMIA E SHKENCAVE
Artikulli tjetërSTAJKA, PËRPLASEN DY MOTORÇIKLETAT