SKELETI I KROCIERËS PAS 2 VJETËSH NË XHENOVA .

Reliket krocierës Italiane Costa Konkordia pritet të arrijnë sot në portin e Xhenovës pas një  operacioneve më të mëdha dhe më më të kushtueshëm të shpëthimit i cili zgjati 2 vjet.
Krociera konkordia u përplasjas në janar në vitit 2012 në ishujt e Xhilios duke shkaktuar vdekjen e 32 personave. Kapiteni i anijes, Francesco Schettino ka mohuar akuzat për vrasje të shumëfishtë dhe braktisjes të anijes ndërkohë që është dënuar më 20 vite burg.
Kryeministri Italian Meteo Renzi pritet në shkojë në Xhenova pasdite për të parë edhe mbylljen e procedurave të cilat do të zgjasin disa orë.

Një nga krerët e operacionit të kërkim shpëtimit ka deklaruar se nuk ka një axhendë të saktësuar se si do të vijohet me cmontimin e saj. Sipas tij më herët do të shikohet për ndonjë ndotje të mundshme që mund të shkaktojë anije dhe më do të vijohet me lehtësimin e peshave të saj.
Krociera rifilloi lundrimin nëntë ditë më parë. Me dhjetra anije ndihmuan në ringritjen e saj dhe largimin nga brigjet e Xhilios.
 
Ndërkohë që anije të tjera të mëdha po e shoqërojnë atë veçanërisht për të shmangur ndotje që vijnë gjatë lundrimit të krocierës. Ndërkohë që vazhdojnë kërkimet per një kamerierëve, Indian trupi i të cili ende nuk është gjetur. Operacioni i kërkim shpëtimit të Kosta Konkordias kushtoi reth 1.5 miliardë euro.