Stuhia e pazakontë e erës që karakterizoi Shkodrën një javë më parë krijoi pasoja të mëdha, sidomos tek fermerët e Kosmacit , ku pjesa më e madhe e tyre janë drejtë falimentimit.

Që pas termetit të -79 ës, që rrafshoi 155 banesa në Kosmac kjo është ngjarja më e rëndë natyrore në gjithë këto vite shprehet kryetari i fshatit sipas të cilit era e fortë dëmtoi 150 sera.

Sipas tij bashkia Vau-Dejës bashkë me Agjencinë Rajonale të Bujqësisë Shkodër ka ngritur menjëherë grupet e punës të cilët kanë bërë evidentimin e dëmeve

Fermerët e Kosmacit shpresat e vetme i kanë nga shteti sepse ata nuk janë në gjendje më të investojnë

Sera të shkatërruar dhe fidanë rë dëmtuar janë ato cfarë kanë mbetur pas stuhisë. Kosmaçi është një nga zonat e nën Shkodrës, që mënyrën e vetme të të ardhurave e ka nga sektori i bujqësisë, mirëpo mungesa e përkrahjes nga qeveria ua vështirëson edhe më tepër situatën fermerëve .

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET PROJEKTI PËR ARTIZANATIN ONLINE
Artikulli tjetërSHKODËR, “20 VJET KARNIVAL N’DEMOKRACI”