Ora 12: 16 Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, mbërrin në Tiranë për një vizitë të shkurtër në Tiranë.

Kryediplomati grek u prit nga ministri Bushati mesditën e sotme në Ministrinë e Jashtme.

Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë. Më pas erdhi dhe konfirmimi nga Athina.

Ministria e Jashtme greke njoftoi për takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati. “Bisedimet e dy ministrave do të fokusohen në shqyrtimin e hapave të mëtejshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve dypaleshe”

Vonesa me dhënien e autorizimit nga presidenti Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.

Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vjenës, ku të premten do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzhew Nimetz.

Artikulli paraprakQARKULLONTE ME ARMË ZJARRI, ARRESTOHET 23 VJEÇARI
Artikulli tjetërPËRMBYTJET, FILLON KLORIFIKIMI I UJIT