Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka deklaruar se vendi i tij do të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

“Ne nuk jemi si Holanda, Danimarka, Gjermania apo Franca”, mësohet të jetë shprehur ai në një deklaratë publike në Rodos ku dhe ka folur për bisedimet që ka pasur me ministrin tonë të jashtëm Ditmir Bushati.

Sipas ministrit grek, pozita e shtetit që ai përfaqëson është e ndryshme nga ajo e disa vendeve të tjera të cilat kanë shprehur mosmiratim për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë,

ndaj ai ka shprehur publikisht mbështetjen që do na japë shteti helen në tratativat për të çelur negociatat me BE-në dhe hapat e mëtejshme për t’ju bashkëngjitur këtij unioni.

Gjithashtu Kotzias ka folur dhe për marrëveshjen e pritshme mes Shqipërisë dhe Greqisë ku përfshihen çështje të nxehta si ligji i luftës, zona ekonomike ekskluzive:

“Unë nuk do të shkoj me pushime pa zgjidhur këto çështje me Shqipërinë”, është shprehur ai duke nënkuptuar që nënshkrimi nga palët do të jetë shumë afër.

Artikulli paraprakSPORTI I KOSOVËS NË ZI, BASKETBOLLISTËT PËRFSHIHEN NË AKSIDENT TRAGJIK, NDËRRON JETË NJË PREJ LOJTARËVE
Artikulli tjetërGOLAT E ‘SHQIPONJAVE’ NDAJ SERBISË, “NEW YORK TIMES”: NDESHJE E NGJYROSUR ME HISTORI DHE POLITIKË