Kolegji i Posacëm i Apelimit vendos të shkarkojë nga detyra kreu e gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Vendimi u mor pak caste më parë, ndërsa kolegji arsyetoi se subjekti ka pronësi më të madhe sesa mund ta justifikojë, ka mungesë burimesh financiare.

Kryegjykatësi kushtetues Bashkim Dedja e kaloi me sukses testin e vettingut në shkallën e parë. Por vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit u ankimua nga Komisioneri Publik.