Edhe dita e sotme do të jetë një ditë e ngarkuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në orën 14:30 do të jepet vendimi për Artan Brocin, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Ndërsa në orën 14:45 KPK do të shpallë vendimin edhe për Medi Bicin, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.

Për Dritan Reshkën prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vendimi do të jepet në orën 15:00.

Po ashtu sot do të zhvillohen edhe tre seanca dëgjimore. Në orën 09:00 do të dalë përpara KPK Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Në orën 11:15 KPK do të zhvillojë seancë dëgjimore me Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit dhe në orën 15:15 vetingut do ti nënshtrohet Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.