BANORËT NJËSIVE VENDORE KUNDËR NDARJES SË RE TERRITORIALE.Banorët e 82 Komunave dhe Bashkive duan ta thonë vetë fjalën e fundit për ndarjen e re të territorit, prandaj i janë përgjigjur ligjit të ri me kërkesën për referendum lokal.Grupet nismëtare, i janë drejtuar KQZ me kërkesën e referendumit, duke dalë kështu kundër hartës së re administrative-territoriale, që e ndan Shqipërinë në 61 njësi.

Burime pranë institucionit të zgjedhjeve bëjnë me dije, se kërkesat kanë ardhur kryesisht nga Komunat dhe më të pakta janë Bashkitë që dalin kundër ndarjes ë re.Po të njëjtat burime, saktësojnë se kanë qenë vetë krerët e Komunave dhe Bashkive që i janë drejtuar KQZ, pasi më herët banorët e tyre u janë drejtuar me një peticion, ku u kërkojnë referendum për hartën e re.Kundër ligjit ka dalë edhe PD, që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për ta shpallur antikushtetues, pasi sipas demokratëve ligji është hartuar jo në mënyrë konsensuale dhe për qëllime politike.Ndarja e re administrative-territoriale u miratua në Kuvend me votat e shumicës së majtë parlamentare dhe ato të PDIU-së.Zgjedhjet e ardhshme lokale, do të zhvillohen sipas hartës së re që e ndan vendin në 61 Bashki.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/Nyeaopfb0rg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]