Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për mediat bëri apel për të gjithë qytetarët e vendit që të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhjeve, pasi sipas tij, data e fundit e korrigjimit të ndonjë gabimi të mundshëm do të jetë 21 maj.

“KQZ është i vendosur të mos lejojë shkeljet e procedurave ligjore. Nxisim të gjithë qytetarët që ushtrojnë të drejtën e votës, përfshirë edhe ata që me 30 qershor mbushim 18 vjeç , që të kontrollojnë listat në qendrat e votimit.

Pas datës 21 maj, që është data e fundit, lista e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet. Nxisim qytetarët që të kontrollojnë emrin e tyre në listë. Shprehja e vullnetit përmes votës është një e drejtë themelore.”, tha KQZ.