DAKA: KQZ KA TË GJITHA KAPACITETET PËR ORGANIZIMIN E TYRE. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është i gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kështu të paktën ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për mediat në Kosovë.Ajo ka thënë se ende nuk dihet nëse do të ketë apo jo zgjedhje, por sipas saj KQZ-ja, është e gatshme për organizimin e tyre.Afatet ligjore dhe kushtetuese, sipas Valdete Dakës, janë 30 deri 45 ditë dhe varësisht se kur shpallen zgjedhjet, qoftë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme KQZ-ja do të dijë se sa ditë i kanë në dispozicion që ti përgatitin zgjedhjet . 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/JqDkMev9aGI?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]