Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar njoftim për 57 kandidatë për deputetë, të cilët i ka vënë në dijeni se ju takon mandati pas dorëheqjes së opozitarëve.
Përmes postës, KQZ-ja ju ka kërkuar 17 kandidatëve të LSI-së dhe 40 të PD-së të sjellin në komision brenda 10 ditësh formularët e dekriminalizimit.

Numërimi i këtij afati nis ditën kur posta ju dorëzon njoftimin deputetëve, në rast se ky detyrim nuk kryhet, atëherë kandidati humbet të drejtën për të marrë mandatin, dhe ai i komunikohet pasuesit në listën e atij qarku.
Këto shkresa ju janë vendosur për dijeni edhe subjekteve politike PD dhe LSI

.Nga Qarku Shkoder jane lajmeruar  ngaLSI Dritan Hylli, nga PD Gjokë Uldedaj, Bednardeta Syku,Denisa Meci e Orjeta Shkambi.