Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të depozitojnë raportet e burimeve të financimit për partitë politike.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj tha se afati është deri në 31 mars dhe kush e shkel do të gjobitet.