DREJTORI RAJONAL I BUJQËSISË FLET PËR MASAT NË RAST TË PËRMBYTJEVE. 

Për Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, bllokimi i kanaleve kulluese në prag të rënies së reshjeve të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet për zonën e nënShkodrës është problematike, sepse shkatërron bujqësinë. Kështu deklaron drejtori rajonal i bujqësisë, Mustafë Kraja.Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, është e gatshme në rast se në ditët në vazhdim, si shkak i reshjeve të shiut zona e nënShkodrës preket nga përmbytjet.Tashmë është bërë një punë përgatitore përsa i përket rrezikut nga përmbytjet. Pak ditë më parë në Shkodër ishte ministri i bujqësisë Edmond Panariti, i cili dha disa direktiva për t’i paraprirë reshjeve të dendura të shiut, që mund të bëjnë që zona të ndryshme të përmbyten nga ujrat.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/ifFB7SLFH8Y?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]