Prej kohësh një dilemë mjaft e madhe te Vllaznia ishte se kush do të zinte vendin e trajnerti tek skuadra kuqeblu. Natyrisht si favorit shihej Edi Martini dhe Ervis Kraja ku ky I fundit siç dihet drejtoi ekipin në dy ndeshjet e fundit.

 

Natyrisht që Kraja për shumë kënd ishte personi I duhur për të drejtuar Vllazninë në këtë sezon që do të luaj në Kategorinë e Parë duke e njohur mjaft mire këtë fushë. Por tek Vllaznia sëfundmi përflitej për shumë emra të tjerë që mund të merrnin timonin e skuadrës kuqeblu dhe për këtë arsyen vet trajneri Ervis Kraja vendosi të spostohet nga posti.

Tek ekipi shkodran pak ditë më parë publikuan edhe emrat që ishin si pretendentët kryesorë për tu emëruar trajner dhe në këtë listë mungonte emri I Ervis Kraja. Nga sa bëhet e ditur në mbledhjen e zhvilluar administratori Suad Lici u ka bërë të qartë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës se Kraja është tërhequr nga gara për trajner I ekipit të parë.

 

Ai do të vazhdojë kontratën që ka me klubin shkodran dhe do të mbajë edhe në sezonin e ri detyrën e trajnerit të ekipit “Vllaznia B”. Natyrisht që në këtë sezon që do të startojë do të jetë jo pak I vështirë pasi problemet janë të shumta që e shoqërojnë ekipin e “Vllaznia B” duke nisur që nga fakti se lojtarët kanë më shumë se një vit që nuk janë paguar.

 

Pavarësisht se ata kanë marrë premtimin se pagat e tyre do ti marrin së shpejti por kjo gjë akoma nuk ka ndodhur dhe kjo ngre shumë pikëpyetje sesi do të operojë kjo skuadër në këtë sezon.