Gazetari i mirënjohur Adi Krasta erdhi në Shkodër duke zhvilluar një bisedë në Akademinë e Lidershipit Rinor në qendrën rinore Arka. Gjatë kësaj biseda Krasta rrëfeu jetën e tij mediatike

në Shqipëri shoqëruar me problemet e shumta me të cilat ai është përballur, tentativat për ta censuruar gjithnjë dhe luftën e tij të vazhdueshme e cila edhe i ka kushtuar në aspektin personal dhe familjar.

Ajo që e shqetëson Krastën është mungesa e një analize analitike e popullit shqiptar si shkak i kequshqyerjes nga politika dhe mjeshtrat e propagandës
Në këtë situatë të vështirë në të cilën po kalon Shqipëria ajo që ndodh është edhe fakti se e vërteta ndaj qytetarëve fshihet

dhe kjo tentativë është në rritje por kjo nuk e ka ndalur Krastën që të mos dorëzohet dhe gati me çmenduri t’i shkojë deri në fund misionit të cilin ka marrë përsipër

Adi Krasta në gjithë këtë gjumë artificial të krijuar dhe mosreagim, një zgjidhje ka gjithmonë

Adi Krasta zhvilloi këtë bisedë me të rinjtë në ditën botërore të lirisë së shtypit duke dhënë disa mesazhe të forta për të rinjtë e pranishëm por jo vetëm përmes eksperiencës së tij 30 vjeçare në media dhe dëshirës së tij për një Shqipëri me demokraci dhe liri reale e cila ende mungon.

Artikulli paraprakBASHA NGA LEZHA: RAMËS I KA ‘IK TRUNI KOMPLET’ NGA PROTESTAT E OPOZITËS
Artikulli tjetërDORIS PACK: DREJTËSIA NË DORË TË POLITIKËS, NDALOJENI