Prej 3 vitesh, 2 banorë të fshatit Bleran në njësinë Administrative Rrethina nuk arrijnë të marrin mbrapsht nga zyra e Hipotekës së qytetit të Shkodrës tapinë e shtëpisë

që kanë vendosur si garanci për të marrë një kredi bankare në vitin 1996 përmes Entit Kombëtar të Banesave. Gjon Gjoni dhe Lazer Ndou ka 3 vite që kanë shlyer çdo detyrim ndaj Entit Kombëtar të Banesave, por zyra e hipotekës akoma nuk u ka rikthyer atyre tapinë e shtëpisë që është regjistruar në aktin e pronësisë me nr. 956. Çdo gjë nisi në vitin 1996, ku dy shtetasit në fjalë lanë garanci shtëpinë e një të afërmi të tyre për të marrë një kredi. Shuma e tërhequr është paguar prej 3 vitesh, por kjo nuk ka ndikuar që të marrin mbrapsht certifikatën e pronësisë. Sipas dokumentacionit që ata posedojne, pagesat janë bërë konform ligjit, madje para afatit të parashikuar, por çështja është bllokuar prej kohësh. Dokumentacionin e kërkuar nga zyra vendore e pasurive të paluajtshme në Shkodër, këta dy shtetas pretendojnë se e kanë paraqitur të plotë, por pavarësisht kësaj, situata nuk po gjen zgjidhje.

Artikulli paraprak“MESJETA”, SA AFËR DHE LARG SHKODRËS
Artikulli tjetërLANÇ TAKIM NË DITËN E ÇLIRIMIT ME VETERANËT