PARATË DEPOZITOHEN ME 1.5%, KREDITË JEPEN DERI ME 10% INTERES
Keni depozituar para ne banke? Ju kane joshur me norma interesi deri ne 1.5%. Ju I keni lene parate ne banke duke marre vetem nje cope leter garanci.Pa provoni te merrni njehere kredi ne banke dhe do ta shihni se do te paguani deri ne 10% interes.

Pervec ketij interesi do t’ju duhet te plotesoni nje mal me dokumente, e do te lini peng gjithcka per nje kredi per shtepi apo cfaredo. Kete e verteton edhe raporti mbikqyres I Bankes se Shqiperise per vitin 2013, ku thuhet se 77 % e kredive totale janë të kolateralizuara dhe 56 % e kredisë është e kolateralizuar me pasuri të paluajtshme.Keto jane bankat, te shpikura nga hebrejte ne Rilindjen e hershme italiane.  Ndersa ne Shqiperi, pas viteve 90 sistemi bankar I nivelit te dyte ka lulezuar me nje numer te madh bankash private, si dhe institucionesh te tjera financiare, kryesisht per kreditimin e biznesit te vogel dhe zonave rurale.Sipas Bankes se Shqiperise, viti 2014 eshte ne te njejtat ritme si nje vit me pare, sa i takon moskthimit te kredive ne bankat komerciale.Konkretisht, 24% , ose 1 ne 6 kredi personale ose biznesi nuk kthehet prane bankes. E ndare sipas bizneseve dhe indiviedeve, 69% e kredive jane marre nga bizneset, ndersa 31% nga individet.
Po sipas Bankes se Shqiperise, bankat private ne Shqiperi kane ndertuar nje structure te tille te kthimit te kredise, qe eshte me e shpejta ne rajon, ku parate e kredive u kthehen bankave shume me ngadale se ne Shqiperi.
Gjate vitit 2013 depozitat jane rritur me 3.4%, ku 87% e depozituesve jane individe.
Por pavaresisht kesaj panorame, sipas Shoqates se Bankave te Shqiperise, ashtu si ne vitin e kaluar edhe në 6 muajt e parë të 2014-ës, sistemi bankar në vend vazhdon te jete me I qendrueshmi ne rajon. Raporti I kesaj shoqate tregon per rritje te metejshme te depozitave ne banka, cka do te thote se me shum e individe apo biznese kane depozituar para ne banka me interes deri ne 1.5 %. Para te cilat, individe apo biznese te tjera do t’I marrin nga bankat me interes deri ne 10%.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/0KTAewbV8mc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]