NË SHKODËR DERI TANI ASNJË INFORMACION I SAKTË NË LIDHJE ME PROVIMIN. Mjekët, farmacistët dhe stomatologët, të cilët nuk arritën të përmbushin detyrimet e ciklit të parë 5-vjeçar të ricertifikimit do të duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim për t’u regjistruar pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve per provimin, kalimi me sukses i të cilit bën që të mos iu rrezikohet vendi i punës apo licenca e ushtrimit të profesionit.

Po ashtu, rregullorja saktëson se profesionisti pjesëmarrës në provim ka të drejtë të përsërisë një herë provimin e ricertifikimit Brenda periudhës 6-mujore të përcaktuar për këtë provim dhe në një kohë të dytë jo më shumë se 5 herë. Sipas të dhënave të QKEVsë, numri i mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve, që nuk arritën të plotësonin numrin e kërkuar të krediteve është 1491, nga të cilët 1004 janë mjekë, 121 farmacistë dhe 366 stomatologë. Nderkaq ne qarkun e shkodres jane te rrezikuar 13 mjeke te cilet nuk kane plotesuar pike kreditet por mjeket qe rrezikohen jane ato qe sapo kane perfunduar procedurat e daljes ne pension apo qe jane ne prag pensioni prandaj ekziston mundesia q ene Shkoder asnje mjek te mos i nenshtrohet ketij provimi nga ana tjeter edhe farmacistet ne qarkun e shkodres kane plotesuar numrin 150 te kerkuar te pike krediteve dhe nuk rrezikohen

Artikulli paraprakPD:STOP,MOS PËRDORNI FËMIJËT
Artikulli tjetërFAMILJA HYSENI GJEN NDIHMËN E KISHËS UNGJILLORE