SHKODËR, 50 MJEKË E 13 DENTISTË PA KREDITET E NEVOJSHME .Te gjithë mjeket te cilët deri me date 1 janar 2014 nuk plotësojnë numrin 150 te krediteve do rrezikojnë vendin e tyre te punës dhe do i nënshtrohen provimit, po njëkohësisht edhe ato mjeke qe nuk kane license apo nuk e kane rinovuar atë.

Kreditimi dhe licensimi i mjekeve sipas kryetarit te urdhrit te mjekut është tepër i rëndesishem sa i takon cilesise se sherbimit. Nje muaj e gjysmë kohe ka mbetur për mjeket qe te përfitojnë kreditet po njekohesisht për mjeket qe operojnë pa license apo pa e rinovuar atë perndryshe vendi i tyre i punës do shpallet vakant dhe do mbajnë përgjegjësi penale. Kovaci i bën thirrje edhe stomatologeve te përmbushin detyrimet e tyre përkundrejt urdhrit te mjekut përndryshe kalimi i tyre ne urdhër me vete nuk do behet. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/xBq0c-mtlsI?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]