Besimtarët e krishterë festuan lindjen e Krishtit. Në katedralen e Shën Palit në Tiranë, besimtarët katolikë mbajtën meshën e mesnatës, kurse të krishterët ortodoksë do të luten në orët e para të paradites.

Me rastin e Krishtlindjeve, klerikët e lartë të krishterë kanë dhënë mesazhet e tyre, jo vetëm për besimtarët.

Imzot George Frendo: Me mishërimin e birit të vet zhduku errësirat e botës dhe lindjen e tij të lume e shëndërriti këtë natë.Ai zhduktë prej jush errësisrat e veseve dhe ndriçoftë zemrat tuaja me dritën e virtyteve.

Hyji ju mbushtë dhe ju me gëzimin e vet dhe ju bëftë lajmëtarë të ungjillit të vet.Ju pajistë me dhuratën e paqes së vet dhe të vullnetit të mirë.Gëzuar Krishtlindjet!

Krishtlindja është një festë me orgjinë romake që festohet çdo vit në natën mes datës 24 dhe 25 dhjetor dhe përgjatë tërë datës 25.

Narrativa tradicionale e Krishtlindjeve, që përshkruhet në Testamentin e Ri, thotë se profecia parashikoi lindjen e Jezusit në një stallë në Betlehem, si biri i Jozefit dhe Marias.

Në fakt dita dhe muaji i lindjes së Krishtit nuk dihen, por rreth shekullit të katërt kisha perëndimore zgjodhi datën 25 dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve.

Krishtlindja festohet nga të tërë dhe është ditë pushimi zyrtare, ku familjet bashkë mblidhen përreth një dreke festive, për të shkëmbyer dhurata.

PUBLICITET