DREJTUESIT MË TË LARTË, HOMAZHE PËR 70 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË ATDHEUT .Ashtu siç është kthyer në një traditë të pandryshueshme deri më tani, politika shqiptare feston në dy ditë të veçanta Çlirimin e vendit, opozita uroi më 28 Nëntor sëbashku më Pavarësinë, ndërsa mazhoranca kremton sot, më 29 Nëntor.

 

Krerët më të lartë të shtetit, deputetë e ambasadorë morën pjesë në ceremoninë e përvitshme duke vendosur kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”, në ditën që shënon dhe 70-vjetorin e Çlirimit dhe në nder të të rënëve në luftën ndaj pushtuesve gjerman.Njëjtë si në ditën e Pavarësisë më 28 Nëntor në Vlorë, Presidenti Bujar Nishani i është bashkuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Meta edhe në kremtimin e Çlirimit. Por ajo që ra në sy në këtë ceremoni, ishte prani e numrit dy të Bashkisë së Tiranës. Nënkryetarja Nevila Xhindi iu bashkua homazheve të qeverisë, duke “thyer” linjën politike të liderit demokrat Lulzim Basha, njëherësh kreu i Bashkisë, i cili ditën e Çlirimit e festoi në po të njëjtën ditë me Pavarësinë, më 28 nëntor. Gjithashtu i pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore ishte dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës zoti Aleksandër Arvizu.Përfaqësuesit me të lartë të shtetit janë përulur në shenjë respekti e nderimi për dëshmorët që dhanë jetën për Atdhe.cNjë sërë aktivitetesh janë organizuar nga qeveria në 70-vjetorin e Çlirimit, ndërsa kjo ditë nisi herët në mëngjes me një urim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. “Gëzuar të gjithëve 29 nëntorin në këtë 70-vjetor të çlirimit të Shqipërisë!”

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/6G_c8hoelFU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]