VELIPOJAKËT PA TRAJNER, DULI KA DHËNË DORËHEQJEN. Lëvizje të shumta kanë përfshirë pankinat e disa ekipeve veriore që luajnë në kategorinë e parë. Kreshnik Krepi, ish-trajneri i Veleçikut, pasi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës koplikase, pritet të kalojë në një tjetër pankinë, pikërisht atë të Adës së Velipojës. Krepi dha dorëheqjen për shkak të ndërhyrjeve nga drejtues të skuadrës.

Ndërkohë që edhe trajneri i Adës, Besnik Duli ka dhënë dorëheqjen nga pankina e velipojakëve, pas dështimeve të njëpasnjëshme që ka patur në këto javë kampionat. Prandaj, nga burime të sigurta, mësohet se Kreshnik Krepi do të jetë në krye të pankinës së Adës deri në fund të këtij sezoni futbollistik. Siç mësohet, presidenti i “Adës” Alfred Pjetri, ka patur një takim me Krepin, ndërkohë që konfirmimi zyrtar akoma nuk është dhënë. Gjithsesi, ditën e martë skuadra velipojake do të nisë stërvitjen për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës në kampionat. Kjo për shkak se ditën e mërkurë, “Ada” do të luajë ndaj Veleçikut, pra do të jetë një derbi veriorë.  Nga ana tjetër skuadra e Veleçikut është akoma pa trajner. Megjithatë, dita e mërkurë do të flasë qartësisht se kush do të jenë trajnerët e të dy ekipeve në derbin veriorë të kategorisë së parë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/xu95TAhNnNw?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]