Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka çelur i pari zyryarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Në orën 07:00 ai votoi në Qendrën e Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit. Në një prononcim për mediat ai apeloi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Zguri: KQZ në një kohë rekord, brenda kërkesave të ligjit ka bërë gati përgatitjet e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Vetë demokracia është votë dhe pjesmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci. U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre. Zguri tha se në 10 Qendra Votimi nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, e cila pritet të ketë nisur këtë mëngjes.

Zguri: Në dijeninë tonë mund të ketë shumë pak, rreth 10 QV në Shkodër që nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, duhet të fillonte sot në mëngjes.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA VOTON, 18 PARTI NË GARË ME 2666 KANDIDATË PËR DEPUTETË
Artikulli tjetërNIS PROÇESI I VOTIMIT NË BIBLIOTEKËN “MARIN BARLETI” NË SHKODËR