Ishte kjo deklarata e bërë para dy ditësh nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Ndërkohë ditën e sotme Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Anti-Nacional Çlirimtare për Qarkun Shkodër Zamir LLazani në një deklaratë për mediat ka reaguar mbi këtë deklaratë të bërë nga qytetarja e parë e Shkodrës .

Sipas Llazanit nuk i lejohet një zyrtareje që të bëjë të tilla deklarata në të kundërt, sipas Llazanit zonja Ademi duhet të dorëzojë celësat e të shpreh vullnetin e saj si një qytetare e jo si zyrtare sepse me atë deklaratë ka shkelur mbi kushtetutën e miratuar nga parlamenti shqiptar

Ndërsa në lidhje me atë që zonja Ademi tha se kjo e vërtetë duhet të referohet edhe në tekstet shkollore Llazani u përgjigj se kjo është një përjpjekje Don Kishoteske e një Don Kishoteje që lufton me mullinjtë e erës

Çuditërisht si ndoshta në asnjë vend tjetër, pjesa ku ne ndahemi sa i përket ngjarjes së çlirimit është pikërisht data.Disa historianë, elita politike, segmente të caktuara të shoqërisë janë të mendimit se Shqipëria u çlirua më 28 nëntor 1944, në të njëjtën kohë po ashtu ca të tjerë mendojnë se çlirimi ndodhi një ditë më pas, pra 29 nëntor.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE