Dënohet me 3.2 vjet burg, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, si pjesë e dosjes “Titanik 2” së bashku me 5 persona të tjerë. Mbi ta rëndon akuza për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg. Dënimi më i madh i është shqiptuar Bedredin Ibraimit me 4,5 vjet burg, i cili ishte anëtar i KSHZ-së nga rradhat e PDSH-së në kohën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Me 3 vjet burg janë dënuar edhe ish-anëtarët e KSHZ-së, të VMRO-DPMNE-së asaj kohe, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.

Prokurorja Fatime Fetai, pas shqiptimit nga ana e trupit gjykues me 3.2 vite burg për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i ka kërkuar trupit gjykues që ai të shkojë menjëherë në paraburgim, për shkak të dyshimeve për arratisje, ndërsa për të dënuarit e tjerë ka kërkuar masa shtesë sigurie.

I vetmi që nuk ka qenë prezent në leximin e aktvendimit ishte kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.