Kryetari i sindikates se arsimit ne Shkoder hedh akuza ne prag te sezonit te ri shkollor per ministrine e arsimit dhe kryeministrin Rama.

Sipas tij sezoni shkollor po nis me nje sere problemesh per mesuesit dhe nxenesit. Kontrata kolektive eshte nje prej problemeve bashke me çmimet e shtuara per librat.

Peraj u shpreh edhe kunder vendimit qe celularet te mblidhen ne fillim te ores se mesimit duke thene se nuk eshte ai problemi qe ka arsimi shqiptar dhe se çdo komunikim i drejtorive dhe mesuesve me ministrine e arsimit behet permes celulareve.

Peraj e quajti shkaterruese ministrine e arsimit ndersa permendi edhe mosrritjen e pagave dhe se vendimi per mosperdorimin e celulareve behet pikerisht per te hequr vemendjen nga problemet e tjera.