105 të rinj kanë marrë Shpirtin e Shenjt në sakramentin e Krezmimit që u kremtua në Katedralën e Shën Shtjefnit në Shkodër nga arqipeshkvi metropolit monsinjor Angelo Massafra.

Krezmimi apo vajosja siç njihet ndryshe sëbashku me Pagëzimin dhe Eukaristinë formojnë ngjarjen që quhet “fillimi i krishterë”. Monsinjor Massafra dha edhe disa mesazhe përpara besimtarëve.

Arqipeshkvi bëri thirrje që besimtarët e krishterë ta kenë frikë Zotin dhe të jenë më afër tij. Në fund 105 të rinjtë u krezmuan duke përforcuar e duke marrë Shpirtin e Shenjt ashtu si Apostujt ditën e Rrëshajëve për t’u bërë kështu dëshmitarë e përhapës të mësimeve ungjillore.

Artikulli paraprakTHAÇI: JEMI SHTETI I VETËM NDAJ TË CILIT BE-JA KA QASJE NEUTRALE
Artikulli tjetërSHITJA E KAFSHËVE NË RRUGË, “PO RREZIKOHEN QYTETARËT”