Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar reagimeve për vendimit historik të Kuvendit të Kosovës, për krijimin e Ushtrisë. Ai ka zgjedhur që të urojë përmes një fotoje ku shfaqet presidenti Hashim Thaçi, i veshur me uniform ushtarake.

“URIME🇽🇰URIME🇺🇸URIME🇪🇺”, shkruan Rama.

48051494 10156308766991523 2160730980703272960 N
Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite. Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Artikulli paraprakCILAT VENDE KANË BURRAT DHE GRATË MË TË GJATË DHE MË TË SHKURTËR NË BOTË
Artikulli tjetërSTUDENTËT I BËJNË THIRRJE RUÇIT: MBLIDH NESËR KUVENDIN NË SEANCË TË JASHTËZAKONSHME