KRIJOHET GRUPI I MIQËSISË ME PE “FRIENDS OF ALBANIA”

Në Bruksel është zhvilluar një ceremoni për prezantimin e grupit të miqësisë në Parlamentin Evropian, ‘Friends of Albania’, e organizuar nga Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Grupi i Miqësisë ‘Friends of Albania’ do të shërbejë si një urë miqësie ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Shqipërisë, më qëllim rritjen e mbështetjes për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, duke mundësuar krijimin e lidhjeve më të forta dhe një dialogu konstruktiv brenda Parlamentit Evropian. Kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, konfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat shtet-konsoliduese në vend……… DITMIR BUSHATI – MINISTËR I JASHTËM Më tej ministri Bushati u shpreh se ngritja e këtij grupi të miqësisë në Parlamentin Europian vjen në një moment kyç për Shqipërinë siç është pritja për hapjen e negociatave me BE.

Artikulli paraprakKRYETARI I BASHKISE PUKE GJON GJONAJ TAKIM PAS LIRIMIT NGA PARABURGIMI TE ZYRTAREVE
Artikulli tjetërPRANGOSET NJE QYTETAR QE TENTOI TE KORRUPTONTE NJE POLIC RRUGOR NE MALESI TE MADHE