Krimi në familje ka tronditur qytetin e Durrësit, ku burri ka goditur për vdekje bashkëshorten.

Ngjarja e rënde ndodhi orët e para të mbrëmjes në shtëpinë ku ndodhej çifti në fjalë në lagjen 15 në qytetin e Durrësit.

Viktimë mësohet se ka mbetur Ardiana Shaholli, 40 vjeçe ndërsa autor dyshohet se ka qenë bashkëshorti i saj Çlirim Shaholli 42 vjeç.

Pas një debati me tone të ashpra mes tyre që ka venë në alarm edhe fqinjët, ai e ka goditur me sende të forta në kokë, 40 vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Durrësit por nuk ka mundur të ju shpëtojë plagëve të marra.

Sipas burimeve  çifti ishte në vështirësi ekonomike, ato kishin 6 fëmijë dhe konfliktet mes tyre kishin disa kohë që kishin nisur, ku sot pas një konflikti verbal burri e ka goditur në kokë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 Spitallë, ku pas një konflikti në familje burri ka ndërmarrë aktin makabër. 40 vjeçarja Shaholli ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga goditjet me sende të forta.

Në momentin që burri dhe gruaja janë grindur nuk kanë qenë fëmijët në banesë.

Burri pasi e ka goditur ka shkuar vetë në polici por nuk e ka ditur që e ka qëlluar për vdekje.

Ndërkohë njëri prek komshinjve që kishte dëgjuar zhurmë kushte shkuar në banesë ku kishte gjetur gruan rëndë. Ka qenë ai që e ka dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Pritet që trupi i viktimës të tërhiqet nga familjarët nga morgu i spitalit.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Sipas burimeve bashkëshorti i viktimës në ambientet e komisariatit e ka pranuar autorësinë e krimit, duke thënë që ishte ai që e ka goditur shoqen me sende të forta duke i marrë jetën.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Brenda 12 orëve një grua dhe një vajzë ishin viktima nga burrat

Ndërkohë që sot një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin dhe gjithë opinionin publik. Një 31 vjeçar ka vrarë me 3 plumba pistolete të dashurën e tij 19 vjeçe dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

31 vjeçari Xhaferr Mata ishte i divorcuar nga bashkëshortja në janar të këtij viti, dhe kishte një fëmijë rreth 1 vjeç.