CAS - 20060822NAPOLICROCRIMINALITAQUATTRO SCIPPI IN UN ORA20ENNE PRESO A NAPOLI.Nella foto d archivio come avviene uno scippo.Oggi a Napoli in un ora uno scippatore ha eseguito quattrostrappie procurato ferite ad altrettante donne ma la polizia lo ha rintracciato e arrestato. In manette efinito Claudio Espositoun 20enne e laccusa Ë di rapina aggravata. ARCHIVIO FRANCO SILVIANSA CD

Kronika e zezë italiane përcjell me shqetësim informacione mbi rritjen e kriminalitetit në grup moshat e reja si dhe tek minorenët në Itali.

E gjithmonë e më i lartë është numri i të rinjve apo minorenëve shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal.

Ministria italiane e Drejtësisë ka publikuar raportin e fundit me të dhëna deri në gusht të 2018 ku analizon në mënyrë sintetike situatën e kriminalitetit tek grupmoshat nga 14-25 vjeç.

Minorenët e të rinjtë e huaj të përfshirë në vepra penale janë kryesisht të kombësisë marokene, rumune, shqiptare por dhe nga vendet e ish Jugosllavisë.

Krimet më të shpeshta të kryera nga ata janë: vjedhje, grabitje, trafik lëndësh narkotike, dhunim i qëllimshëm personal, por dhe për vrasje e tentativë vrasje, dhunë seksuale etj.

Minorenët dhe të rinjtë të akuzuar për vepra penale vihen në mbikqyrjen e zyrave të shërbimeve sociale të cilët ndjekin të gjitha fazat e procedurës penale që nga denoncimi i krimit të kryer e deri në ekzekutimin e vendimit të marrë nga gjykatësi.

Gjithsej nga janari i 2018 e deri në muajin gusht janë 474 minorenë e të rinj shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal e të marrë në mbrojtje nga zyrat italiane të shërbimeve sociale.453 janë meshkuj e 21 femra.

Në këtë periudhë kohore prej gati 8 mujore, minorenët dhe të rinjtë shqiptarë renditen në vend e tretë për kriminialitet pas atyre me shtetësi marokene e rumune.

Ndërsa të rinjtë e minorenët kosovarë janë 72, 71 meshkuj dhe një femër.
Sipas raportit të Ministrisë Italiane të Drejtësisë nga fillimi i 2018 e deri në muajin gusht janë 22 të rinj shqiptarë të seksit mashkull që kanë hyrë të kryejnë dënimin në institutet penale për minorenët. Ata renditet të pestët në numër pas minorenëve me marokenëë, rumunë, egjiptianë e tunizianë.

Në strukturat e paraburgimit deri në pritje të zyrtarizimtit të masës së arrestit nga fillimi i vitit 2018 e deri në muajin gusht sipas të dhënave të ministrisë italianë janë 21 minorenë e të rinjtë shqiptarë të seksit mashkull. Ata renditen të tretë në numër pas atyre me kombësi rumune e marokene.

Kurse janë 28 të rinj e minorenë shqiptarë, 27 të seksit mashkull e 1 femër , ndaj të cilëve në 2018 është marrë një masë alternative dënimi apo është përcaktuar një periudhë kohore prove e qëndrimit të tyre pranë një strukture komunitetit ministerial apo private sociale me ambient të hapur. Ata renditen të tretët në numër pas rumunëve, marokenëve e tunizianëve.