Gjykata për Krime të Rënda la në burg gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në një emision investigativ.

Mecani dyshohet se bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, duket ku merr 500 euro, ndërsa kërkon nga denoncuesja edhe favore seksuale.

Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë. Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Artikulli paraprakSHTATZËNA 41-VJEÇARE TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER, LIND FËMIJËN E TETË
Artikulli tjetërDHUNOHET NË BURG SHQIPTARI QË VRAU VAJZËN