Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Bledar Shqarthin, i cili pak ditë më parë u kap në Portin e Durrësit me 4 kilogramë heroinë.

Shqarthi nuk pranoi të flasë në Gjykatë duke thënë se shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë. Prokuroria vijon hetimet ku dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Bledar Shqarthi u arrestua 3 ditë më parë në Portin e Durrësit,pasi gjatë një kontrolli, qeni anti-drogë arriti të pikaste 4 kilogramët e heroinës që dyshohet se do imbargoheshin në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Destinacioni i drogës ishte Ancona dhe më pas Italia e Veriut. Droga e kapur kishte një vlerë në treg prej 80 mijë euro.