Kriminaliteti në Shqipëri për ndërkombëtarët mbetet një shqetësim. Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schutz nga Shkodra tha se prokuroria dhe policia duhet që të përmirësojnë punën e tyre.

Ambasadorja e Gjermanisë deklaroi se e vetmja mundësi që Shqipëria të pranohet në BE është përparimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Diplomatja gjermane kërkoi që Shqipëria të vijojë edhe më shumë me rezultate konkrete me procesin e Vettingut ndërsa kërkoi që të përmbushen sa më shpejt vendet vakante në sistemin e drejtësisë.