Ministria Shqiptare e Drejtësisë organizoi ditën e sotme një konferencë për luftën kundër krimit dhe masat brenda sistemit te burgjeve bazuar në eksperiencën italiane, ku i pranishëm ishte prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.

Ai deklaroi se dy janë formulat për goditjen e krimit dhe korrupsionit; ndjekja e parasë dhe ndalimi i kontakteve të të burgosurve me jashtë, që Shqipëria e ka huazuar pikërisht nga Italia.

De Raho theksoi se krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e drogës, ndërsa kërkoi veprim të institucioneve shqiptare për të parandaluar këto organizata kriminale që fitimet t’ i riinvestojnë sërish në trafik.

Sipas tij fitimet e organizatave kriminale nuk janë investuar në Itali, por në Shqipëri në forma dhe mënyra të ndryshme.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili vlerësoi operacionet e fundit për goditjen e krimit dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme, ndërsa kërkoi që të vijohet me këtë ritëm, pasi këtu do të bazohet edhe vendimi për hapjen e negociatave ne qershor