Fluks dhe radhë të gjata kalimi në pikën kufitare të Kapshticës. Me rastin e Krishtlindjeve, që festohen në 25 dhjetor, sportelet në hyrje dhe në dalje të Kapshticës janë mbushur me radhë të gjata.

Për të përballuar fluksin, sportelet po punojnë me kapacitete të plota.

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqiptarja.com mëson se 6321 shqiptarë e të huaj kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa 3289 të tjerë kanë dalë nga vendi.

Fluksi në pikën kufitare të Kapshticës ka nisur që prej 3 ditësh.

Artikulli paraprakVIGJILJA E KRISHTLINDJEVE, JANULLATOS URON NË SHQIP: BESIM E DASHURI, LE TË JENË TË BEKUARA KËTË VIT TË RI
Artikulli tjetërFAMA E SHQIPËRISË SHKON NË AUSTRALI, DESTINACION I NËNVLERËSUAR