Kisha Françeskane në Shkodër ka kremtuar meshën e shenjtë të Krishtlindjes. Përgjegjësi i kësaj kishe At Aleksandër Tanushi kremtoi këtë meshë të shenjtë ndërsa në predikimin e tij

u shpreh përpara besimtarëve duke thënë se duhet të dëshirojmë për njëri-tjetrin paqen dhe se Lindja e Krishtit solli dhuroi gëzim në mbarë botën.

Krishti duhet që të lind fillimisht në zemrat tona tha At Aleksandër Tanushi duke vijuar më tutje se në këtë festë të shenjtë të Krishtlindjes duhet që njerëzit t’i pranojnë në dashuri të pakufishme.

Mesha e shenjtë në kishën françeskane në Shkodër u transmetua live nga Star Plus duke sjellë të plotë atmosferën dhe festën e Krishtlindjes.

PUBLICITET