“Një projekt i bukur skulpturor në qeramikë, ishte nisur për Bankën e Shqipërisë, por nuk u aprovua”, deklaroi kuratori Ardian Isufi në ekspozitën e Kristo Krisikos “PROLOG/EPILOG”, që u çel mbrëmë në Galerinë FAB, pranë Universitetit të Arteve.

Vizitorët e shumtë kanë vlerësuar projektin tërheqës, dhe më tej koleksionin e ekspozuar të veprave të skulptorit të njohur. Vepra në qeramikë dedikuar BKSH kishte aftësinë të përcillte profile dhe portrete të rinjsh e të rejash shqiptare, ku shtrirja ndihej se ishte e gjatë në kohë.

Vërehej një tipologji e veçantë e karaktereve që të bënte të kërkoje fytyra të ngjashme ne realitetin, profile që mund t’i thoshe vetes se ku i kam parë, por në të vërtetë ato ishin premierë e artistit Kristo Krisiko.

Vepra e shtrirë në faqen e dy mureve të Galerisë FAB dukej si një metaforë e rilindur në kohën kur ekspozita sapo u çel. Në anën tjetër kishte një mister antik të krijuar nga pluhuri i harresës edhe nga vet artisti. Veprat e Kristo Krisikos bashkë me projektin dedikuar Bankës së Shqipërisë do të qëndrojnë të ekspozuara në Galerinë FAB deri më 9 janar 2019.

Krisiko që në vitet ’90 ka spikatur për skulpturën moderne. Adrian Isufi u ka kujtuar gjatë çeljes së ekspozitës të pranishmëve se moderniteti i veprës së tij binte në sy edhe gjate periudhës së realizmit socialist, modernieti i tij në krijimtari i rezistoi censurës.

Sipas kuratorëve të ekspozitës, Adrian Isufi dhe Sadik Spahija, “PROLOG i një kronike të paralajmëruar që zhvillohet përgjatë një eksperience të gjatë artistike, vjen në krijimtarinë e Kristo Krisiko si një sintezë e qenies humane e përshkruar në mënyrë të dëlirë në kohë dhe hapësirë.

“Hapësira kohore parë në rrafshin historik shtrihet në dekada të jetuara para-pas viteve ’90-të me shpërthime haluçinante të saj që fillimisht vinin si shkak-pasojë e izolimit komunist nën trysninë e rregullit të realizmit socialist të kushtëzuar në artet pamore duke u pasur në vitet e demokracisë në një arratisje në tokën helene, pra larg-afër vendit të tij”,

tha Isufi duke kujtuar se “Koleksioni që prezantohet në këtë ekspozitë e përmbledh këtë frymë lirie në çdo kohë apo periudhë të tij duke nisur me projektin skulpturor në qeramikë të Bankës së Shqipërisë që daton në fund të viteve ’80-të e deri në të përditshmen tonë postmoderme.” Sipas kuratorit Spahija “

Sipas konceptit kuratorial qendra e qendrës në veprën e tij është figura femërore që sendërtohet në forma poetike dhe në të vërtetat e saj humane. Camille Clodel nën një analizë të mprehtë dhe radikale thotë: “Roden, ti je skulptor dhe jo skulpturë.”

E pra, nëse shumë kolegë të tij sidomos në periudhën e realizmit socialist paradoksialisht rendën të ngrenë monumentin e vetes së tyre nën efektin e temave të mëdha të “njeriut të ri socialist”, ndodh e kundërta në krijimtarinë e Krisikos me çiltërsinë dhe modestinë e tij artistike duke prezantuar marrëdhënien njerëzore pothuajse në një rrafsh intim.”

“EPILOG i një metamorfoze formash të abstraguara, apo thënë ndryshe “forma në zhvillim” shfaqin një qasje pothuajse të re në rrugëtimin e tij artistik të viteve të fundit. Skulptura ka një dimension tjetër në kërkim duke evidentuar më shumë procesin e formave në lëvizje sesa aspektin figurativ.

Fillimisht duken si një arratisje volumesh pa adresë por që gjithmonë kthehen në destinacione kompozicionale të mirë shenjuara.”, tha kuratori IsufiMateria e formës tokësore ndërthuret me forma kozmogonike, sikur shkelin “njerëz të rinj në tokë të lashtë” nëpërmjet një futurizmi më shumë mental sesa estetik.

Artikulli paraprakNDAHEN ÇMIMET E LETËRSISË 2017, VEPRA LETRARE MË E MIRË “SONATË PËR GRUAN E NJË TJETRI”
Artikulli tjetërRAMA TE POLITEKNIKU, STUDENTËT E ARKITEKTURËS: NUK KEMI DËRRASË, KU SHKOJNË LEKËT TONA?