Ministria e arsimit ka ndryshuar ligjin për arsimin e lartë, duke përcaktuar kriteret e reja që duhet të plotësojnë mësuesit, për të marrë emërimin. mas ka ndryshuar nivelin e diplomës që duhet për t’u bërë mësues, si dhe tre kushtet që duhet të plotësojë çdo kandidatë, përpara se të kalojë në fazën e emërimit, në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

 

Mësuesi për arsimin fillor duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë “Bachelor” dhe diplomë të ciklit të dytë “Master Profesional”, që formon mësues të arsimit fillor, ose diplomë për arsimin fillor të ish-instituteve të larta pedagogjike.

 

Profesioni i mësuesit mund të ushtrohet edhe nga individë që zotërojnë diplomë universitare të ciklit të parë dhe të dytë ose diplomë universitare të integruar, të ngjashme ose të përafërt me fushën/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar, dhe njohuri të certifikuara në formimin psikopedagogjik nga institucione të arsimit të lartë, që ofrojnë programe të studimeve të formimit të vazhduar.

Gjithashtu ai duhet të plotësojë disa kushte si përshembull

a) të ketë kryer me sukses praktikën profesionale;
b) të ketë kaluar me sukses provimin e shtetit në fushën e formimit të tij.

 

Artikulli paraprakNGA SHTATORI NDALOHEN CELULARËT NË SHKOLLA
Artikulli tjetërKRAJA DO VAZHDOJË TË JETË TRAJNER I “VLLAZNIA B”